Kryeministri malazez pas Veselit takon Thaçin

Kryeministri malazez pas Veselit takon Thaçin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pas takimit me kryekuvendarin, Kadri Veseli ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit me Veselin, nuk ka pasur asnjë deklarim për media andaj nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Shefi i qeverisë malazeze ka arritur gjatë ditës së djeshme në Kosovë ku edhe është pritur me nderime shtetërore nga homologu i tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më pas, të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim ku pa dyshim se tema e Demarkacionit si një nga çështjet e hapura mes të dyja vendeve ishte një nga temat kryesore.

COMMENTS