Kryeministri Isa Mustafa shkarkon ministrin Lubomir Mariq

Kryeministri Isa Mustafa shkarkon ministrin Lubomir Mariq

Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë
Shkolla Profesionale KAS, Helvetas dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shkarkuar sot Lubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Në këtë detyrë kryeministri Mustafa ka emëruar Mirjana Jevtiq, e cila deri më tani ka qenë zv/ministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vendimi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komunikatë.

Por siç duket qëndrimi ilegal i Marko Gjuriqit në Kosovë dhe shoqërimi i tij nga ana e Lubomir Mariq, i ka kushtuar këtij të fundit me shkarkimin nga detyra e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, vetëm një ditë pas.

COMMENTS