Kryeministri i Rusisë surprizon Elhaida Danin, i dërgon dhuratën që askush nuk e priste (Foto)

Kryeministri i Rusisë surprizon Elhaida Danin, i dërgon dhuratën që askush nuk e priste (Foto)

Getinjo po vjen me ’50’ (Video)
Butrint Imeri e ka gati surprizën e radhës (Video)

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e talentuar, Elhaida Dani, pesë vite më parë rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar e atij italian me fitimin e vendit të parë në ‘The Voice of Italy’. Momentalisht këngëtarja po merret me karrierën e saj në Rusi, ku po merr pjesë në shfaqjen ‘Katedralja e Parisit’ që luhet në Pallatin e Kremlinit.

Në rolin e ‘Esmeraldës’, Elhaida ka fituar pëlqimin e publikut dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Mes admiruesve, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje këngëtares ka qenë një surprizë nga kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev.

Pas shfaqjes, Medvedev i ka dhuruar Elhaidës një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Këtë surprizë Elhaida e ndau me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

‘E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!’ ka shkruar ajo në postim.

COMMENTS