Kryeministri Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’

Kryeministri Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’

Ka reaguar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me dënimin e Grupit të Kumanovës dje nga Gjykata e Shkupit. 'Kemi përcjellë me kujdes

Ka reaguar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me dënimin e Grupit të Kumanovës dje nga Gjykata e Shkupit.

‘Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë’, ka thënë Haradinaj.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirrur në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.

COMMENTS