Kryeministri e përfundon me sukses gjysmë maratonën

Kryeministri e përfundon me sukses gjysmë maratonën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përfunduar me sukses gjysmë maratonën e ditës së sotme. Si një atlet i vërtetë, Haradinaj arriti të s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përfunduar me sukses gjysmë maratonën e ditës së sotme.

Si një atlet i vërtetë, Haradinaj arriti të sfidoi distancën dhe të ngrohtit duke përfunduar edhe një maratonë me sukses.

‘Edhe këtë vit iu bashkova gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2018′, ngjarje sportive tashmë tradicionale në Kosovë, me pjesëmarrës nga shumë vende të botës.

Më inkurajon masiviteti dhe organizimi i mirë i kësaj gare me karakter ndërkombëtar, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë.

I përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, si dhe organizatorët, policët dhe të gjithë vullnetarët’ ka thënë Haradinaj pas maratonës.

COMMENTS