Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i bashkon Sarajeva

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i bashkon Sarajeva

BE: Kosova kushti numër një për Serbinë
Haradinaj në paraburgim deri në kërkesën e Serbisë për ekstradim

Kryeministri i Kosovës, ai i Shqipërisë, i Maqedonisë dhe i Malit të Zi, do të marrin pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si ‘Western Ballkan 6’, që do të zhvillohet sot në Sarajevë.

Në mbledhje, organizator i së cilës është kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, do të marrin pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Angjelina Alfana .

Në këtë takim do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.

Ky takim, mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë.

COMMENTS