Kroacia tallet me Serbinë për Majlindën e Artë (Foto)

Arritjet e Liverpooli-t në Ligën e Kampionëve deri tani
Cana tregon sëmundjen që e largoi nga futbolli dhe pengun e karrierës

Triumfit të Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’, iu kanë gëzuar edhe kroatët.

Kështu lë të kuptohet shkrimi i mediumit ‘indeks.hr’, që ka ngacmuar serbët duke theksuar që Kosova me një pjesëmarrje në Lojërat Olimpike u barazua me Serbinë, që ka disa pjesëmarrje.

E kjo i ka hidhëruar mediat serbe. Telegraf.rs thotë kështu: Fqinjëve nuk iu desh edhe shumë kohë që të ngrihen e të komentojnë për medaljen e artë të fituar nga Majlinda Kelmendi nga shteti i vetëshpallur i Kosovës.

‘Ajo që serbëve do t’u pengojë në veçanti është se, Kosova, të cilën ata e quajnë ‘të vetëshpallur’ e ‘shtet i vetëquajtur’, qysh në Lojërat e para Olimpike që merr pjesë, me fitoren e Majlinda Kelmendit, është barazuar me medalje të arta olimpike me Serbinë, shtet me histori e traditë të madhe sportive’, është një pjesë e tekstit të shkruar nga Indeks.hr e që është shkëputur nga Telegraf.rs, përmes së cilit e kritikon mediumin kroat se nuk e ka përmendur se kur Serbia ka garuar e vetme e kur me republikat tjera ish-jugosllave.

kr

COMMENTS