Krizë urie në Sudanin Jugor

Sudani Jugor ka shpallur krizë të urisë në disa pjesë të vendit.

Kjo është hera e parë që shpallet një gjendje e tillë në botë, në gjashtë vjet.

Qeveria e Sudanit Jugor dhe Kombet e Bashkuara thonë se 100 mijë njerëz përballen me uri, ndërsa mbi një milion të tjerë janë në prag të urisë.

Lufta civile dhe kolapsi ekonomik shihen si arsyet kryesore.

Paralajmërime për uri ka pasur edhe në Jemen, në Somali dhe në verilindje të Nigerisë, por Sudani Jugor është i pari që e shpall.

COMMENTS