Kritika të ashpra ndaj Mariah Carey, dështoi gjatë Natës së Vitit të Ri (Video)

Kritika të ashpra ndaj Mariah Carey, dështoi gjatë Natës së Vitit të Ri (Video)

Blero nisë punën për projektin e radhës, zbulon bashkëpunëtorin! (Foto)
DJ më i mirë në botë vjen në Maqedoni (Video)

Këngëtarja e famshme botërore, Mariah Carey, vazhdon të ‘kryqëzohet’ për dështimin që të përfundojë paraqitjen e saj në skenën e koncertit për Vitin e Ri, në ‘Times Square’ të New Yorkut.

Mediat e fuqishme amerikane siç janë CNN dhe Fox, zhvillojnë debate nëse Carey e ka humbur vokalin e fuqishëm që e karakterizonte karrierën e saj muzikore.

Mirëpo, nuk ka ndenjur as Carey duke reaguar në ‘Tëitter’. Ajo iu ka thënë kritikëve se ‘jeta nuk shkon gjithmonë sipas planit’, raporton Reuters.

Gjatë paraqitjes në koncertin e Vitit të Ri në Neë York, ajo disa herë e ka ndërprerë performancën e këngës së saj, ‘Emotions’ ndërsa menaxherja e Carey ka fajësuar organizatorët se nuk kanë pasur pajisjet e zërimit si duhet.

Gjatë paraqitjes është kuptuar se ajo ka bërë përpjekje të këndojë edhe ‘playback’, ndonëse edhe kësaj radhe ajo nuk ia ka dalë ta përfundojë paraqitjen deri në fund.

COMMENTS