Krepa të shijshme e të freskëta, të cilat duhet t’i shijoni me çdo çmim. Përbërësit: 3 vezë 1 filxhan miell 1 ½ filxhan qumësht 300 gr spinaq
Krepa të shijshme e të freskëta, të cilat duhet t’i shijoni me çdo çmim.
Përbërësit:
3 vezë
1 filxhan miell
1 ½ filxhan qumësht
300 gr spinaq
1 qepë
1 pako krem djath
kripë
arrë moskat
Udhëzimet:
Spinaqin e pastrojmë, lajmë dhe e grijmë në shirita.
Më pas e fërgojmë bashkë me qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë kripën, piperin e arrën moskat.
Njëkohësisht përgatisim brumin për krepa, duke rrahur bashkë vezët me qumështin e miellin.
Pasi të jetë ftohur spinaqi, ia shtojmë brumit të krepave.
Më pas, krepat i fërgoojmë si zakonisht.
Para servimit dhe derisa janë ende të ngrohta, i lyejmë me krem djath.
COMMENTS