Kremlini pajtohet me Trumpin për marrëdhëniet mes dy vendeve

Kremlini pajtohet me Trumpin për marrëdhëniet mes dy vendeve

Thaçi: Viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet
Vdekjet e dyshimta në QKUK, Ismaili: Do të hetohen në nivelin më të lartë

Kremlini, ka thënë sot, se është pajtuar plotësisht me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili ka thënë në Twitter, se marrëdhëniet e Uashingtonit me Rusinë janë në pikë, ‘rrezikshmërisht të ulët’.

‘Ne pajtohemi plotësisht me këtë mendim’, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp, duke i’u referuar komenteve të Trumpit në Twitter.

‘Ka rrezik të uljes së bashkëpunimit në çështje, që janë të rëndësishme për popujt e të dy vendeve’, ka shtuar tutje Peskov.

Presidenti Trump, i ka komentuar marrëdhëniet me Rusinë, gjatë ditës së enjte, pikësisht një ditë pasi ka nënshkruar legjislacionin që e sanksionojnë Rusinë, Korenë Veriore dhe Iranin.

Këto masa, Mosa i ka cilësuar si “luftë tregtare”, dhe fund të shpresës për marrëdhënie me të mira me adiministratën Trump.

Trump në anën tjetër ka thënë se ka vendosur për miratim të sanksioneve për hir të ‘unitetit kombëtar’.

COMMENTS