Kremlini: Fox News të kërkoj falje për komentet se Putini është ‘vrasës’

Kremlini vlerëson se rrjeti amerikan televiziv, Fox News, duhet të kërkoj falje për atë që Moska tha se janë komente 'të papranueshme' të një gazetari

Kremlini vlerëson se rrjeti amerikan televiziv, Fox News, duhet të kërkoj falje për atë që Moska tha se janë komente ‘të papranueshme’ të një gazetari të këtij kanali lidhur me presidentin e Rusisë, Vlaidmir Putin.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, tha sot në Moskë se komentet e gazetarit, Bill O’Reilly, se Putini është ‘vrasës’ janë ‘ofenduese dhe të papranueshme’.

Ai tha se Kremlini do të dëshironte që nga Fox News të ‘pranonte një kërkim falje nga presidenti’.

COMMENTS