Krem-supa vitaminoze

Krem-supa vitaminoze

Patate të pjekura me vezë
Misteri i planetit të nëntë

Një supë e lehtë, shumë e ushqyeshme dhe e shëndetshme. Të gjithë do të mbeten të kënaqur.

Për 6 persona nevojiten:

2 patate të mëdha,
2 molla të tharta,
Një qepë e vogël,
2 pjesë të bardhë të preshit të grirë imët,
1,5 l supë zogu,
1 fletë dafine,
1 degë temjani,
4 lugë vaj ulliri,
Kripë,
Piper.

Përgatitja:

Patatet dhe mollën qëroni dhe pritni në kube. Qepën qërojeni dhe grijeni imët.

Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe fërgojeni qepën, pataten, mollën dhe preshin 7 – 10 minuta.

Pastaj shtoni supën, fletën e dafinës dhe temjanin dhe lini të zieni në zjarr mesatar 40 minuta, derisa pemët dhe perimet të zbuten.

Nxirrni fletën e dafinës dhe temjanin, pastaj përzieni supën derisa të bëhet krem homogjen.

Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

COMMENTS