Krejt çfarë keni dashur të dini për rezultatet e ditës së djeshme (Statistika)

Krejt çfarë keni dashur të dini për rezultatet e ditës së djeshme (Statistika)

Arrestohen katër persona për dallavere me patentë-shofer në Gjilan
Nga sot hapet pishina e Gërmisë

Në shumicën e komunave janë numëruar 100 për qind të votave. Nga 38 komunat, 19 prej tyre kanë zgjedhur kryetarët, ndërsa 19 tjera do të shkojnë në balotazhin, që mbahet pas katër javëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi suksesin më të madh. Kjo parti fitoi katër komuna pa balotazh – Pejën, Lipjanin, Vitnë dhe Fushë Kosovën, si dhe në 10 komuna tjera është në balotazhin që mbahet më 19 nëntor.

Partia Demokratike ka fituar vetëm Drenasin, ndërsa në balotazh shkon në 10 komuna tjera.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka fituar Junikun dhe Deçanin pa balotazh, e në rrethin e dytë të zgjedhjeve garon në gjashtë komuna tjera.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në rrethin e parë, ndërsa në balotazh shkon në gjashtë komuna.

Nisma për Kosovën është në balotazh në Malishevë.

Lista Srpska, ndërkaq, ka fituar tetë komuna në raundin e parë, vetëm në një komunë shkon në balotazh.

Alternativa do të shkojë në balotazh në Gjakovë me Mimoza Kusarin.

Në Han të Elezit dhe në Skenderaj kanë fituar kandidatët e pavarur.

Refki Suma vazhdon ta udhëheq Hanin e Elezit, ndërsa Bekim Jashari do të udhëheqë Skenderajn.

COMMENTS