Krasniqi luftoi, por nuk ia doli ndaj Abrahamit (Video)

Krasniqi luftoi, por nuk ia doli ndaj Abrahamit (Video)

Zyrtare: Rakitiq nuk do të luaj kundër Kosovës
Arsenal – Chelsea, një minutë heshtje para ndeshjes

Boksieri Haxhi Krasniqi luftoi deri në fund, por nuk ia doli ndaj Arthur Abraham. Armeno – gjermani tani i hapët rrugat që të luftojë për titullin e botës në kategorinë super të mesrme në versionin WBO, me meksikanin Gilberto Martinez. Rundet e fundit kanë qenë vendimtarë në fitoren e Abrahamit, i cili fitoi ndaj shqiptarit nga Kosova.

Kjo humbje assesi nuk duhet ta shqetësojë as të dëshpëroi kryetrimin tonë, sepse edhe humbja është pjesë e sportit. Ai boksojë mjaft mirë, por si duket në rundet e fundit nuk ishte në at ritmin më të mirë të tij, por faktikisht edhe Abraham dëshmoi përvojën që ka për faktin se së paku 22 herë ka qenë në luftë për titullin e botës. Mbi të gjitha, Krasniqi luftoi për 12 runde, por humbi me vendim unanim të gjyqtarëve. Krasniqi me gjithë humbjen duhet të jetë ballëlartë , sepse dhuroi boks mjaft të mirë ndaj një kundërshtarit shumë të fortë.

COMMENTS