KQZ vendos: Më 17 dhjetor do të ketë rivotim në Istog

KQZ vendos: Më 17 dhjetor do të ketë rivotim në Istog

Milaim Zeka nga arresti shtëpiak në mbledhje në Kuvend (Foto)
Shpallet lista e kandidatëve presidencialë në Turqi, këta janë kundërshtarët e Erdoganit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet rivotimi për rundin e dytë e zgjedhjeve për kryetar në Komunën e Istogut.

Kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka, ka thënë se vendimi i PZAP-it është i plotfuqishëm duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme që obligon për përsëritje të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, pas gjetjes së parregullsive në votat me postë.

Në këtë garë janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

COMMENTS