KQZ: Për pak ditë fillojmë numërimin e votave me kusht

KQZ: Për pak ditë fillojmë numërimin e votave me kusht

Haziri: Nuk e pranojmë rezultatin në Prishtinë dhe në Dragash!
Qeveria tërheq projektligjin për demarkacionin, Haradinaj thotë se ka konsensus

Zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e balotazhit që u mbajtën dje në Kosovë, në Qendrën e Numërimit po vazhdon puna rreth numërimit të votave. KQZ thotë se brenda pak ditësh do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta si dhe votave përmes postës.

‘Pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor, sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve e cila është përdorur në Vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në Vendvotim. Pas kësaj, sikurse në në kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në ëeb-faqe kopjet e skanuara të këtyre formularëve, me qëllim që kandidatët dhe qytetarët të mund të shohin rezultatin e secilit Vendvotim’, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë që tutje nga KQZ deklarojnë se materiali i ndjeshëm zgjedhur tashmë është pranuar nga pjesa më e madhe e komunave. Sipas KQZ’së , sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve e cila është përdorur në Vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në Vendvotim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.

Megjithëkëtë edhe në QNR është duke u punuar me kapacitete të plota dhe KQZ-ja është e përkushtuar që brenda pak ditësh të fillojë me numërimin e këtyre votave për të proceduar më tej drejt shpalljes së Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe nga rivotimi për Kryetar të Komunës së Parteshit.

COMMENTS