KQZ nuk certifikon rezultatet për kryetarë të 6 komunave

KQZ nuk certifikon rezultatet për kryetarë të 6 komunave

Certifikimi i rezultateve të 6 komunave do të bëhet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të certifikuar rezultatet për kryetarë të 32 komunave, 16 prej të cilave janë në mesin e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunë më 19 nëntor.

Ndërkaq, certifikimi i rezultatit për 6 komuna të tjera është shtyrë për një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe eventualisht edhe në Gjykatën Supreme.

Në mesin e këtyre 6 komunave janë edhe Obiliqi, Kamenica dhe Istogu, në të cilat sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja do të mbahet raundi i dytë.

COMMENTS