Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka besuar shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, një kompanie që nuk merret me printim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka besuar shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, një kompanie që nuk merret me printim.
“Cetkos” nga Prizreni do t’i marr 180 mijë euro nga buxheti i shtetit për këtë punë, derisa veprimtaria e saj është tregtia e mallrave, shkruan Gazeta Fjala.
Kështu ka vendosur Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve, në tenderin për “shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme 2017”.
Sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania “Cetkos” në listën e aktiviteteve përveç tregtisë me shumicë, merret edhe me “aktivitete të ndërmjetësimit të specializuar për shitjen e produkteve të veçanta dhe mallrave”.
Por jo edhe me printim apo shtypje të çfarëdoshme të dokumenteve.
Pronari i “Cetkos”, Iliri Hoxha, nuk ka pranuar të flas për Gazetën Fjala lidhur me atë se a ka kompania shtypshkronjë për printimin e fletëvotimeve.
“Drejtojuni për gjithçka KQZ-së. Unë nuk mund t’iu jap asnjë informacion”, ka thënë shkurtë Hoxha.
Ndërkohë sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KQZ e ka shpërblyer tashme me kontratë kompaninë Cetkos, në vlerë prej 180 mijë eurosh.
COMMENTS