KQZ-ja i certifikon rezultatet për 37 kuvende komunale, përveç Vushtrrisë

KQZ-ja i certifikon rezultatet për 37 kuvende komunale, përveç Vushtrrisë

KQZ fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë
Behgjet Pacolli niset për pushime (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 22 tetor.

Sipas KQZ-së, në rezultate nuk përfshihen ato nga zgjedhjet për Kuvend Komunal të Vushtrrisë pasi në Gjykatën Supreme nuk ka përfunduar akoma vendosja lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u shpallën edhe rezultatet përfundimtare të balotazhit për kryetar në 17 komuna si dhe ato të rivotimit për Kryetar të Parteshit.

Rezultatet Përfundimtare të raundit të dytë u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.

Në këto rezultate përfundimtare nuk përfshihen ato të raundit të dytë për Kryetar të Istogut dhe Kllokotit, pasi nuk ka përfunduar vendosja lidhur me çështjen e ankesave.

KQZ shpalli edhe rezultatet e rivotimit për Kryetar të Parteshit, që u mbajt më 19 nëntor.

Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se nga ora 15:00 (datë 29 nëntor 2017) fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

KQZ në mbledhjen e mbajtur të mërkurën (29 nëntor 2017) Certifikoi Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 22 tetor 2017.

Në këto rezultate të certifikuara nuk përfshihen Rezultatet nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të Komunës së Vushtrrisë pasi në Gjykatën Supreme nuk ka përfunduar akoma vendosja lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

Rezultatet të cilat u shpallën nga KQZ-ja i gjeni KËTU

COMMENTS