KQZ fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë

KQZ fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë

LDK mblidhet sot, diskuton për vendimin e AKR-së
Mediat britanike: Tre shqiptarë ndihmuan viktimat e sulmit në Londër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK). Një gjë e tillë po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, përcjellë zico.tv

Sipas KQZ-së, kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në vendvotim, më 11 qershor.

‘Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve’, njofton KQZ.

‘Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës’, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Publikimet e deritanishme të rezultateve mund t’i gjeni KËTU

COMMENTS