KQZ akrediton mbi 20 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit

KQZ akrediton mbi 20 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit

Beteja e Kosovës 1389, Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e rënë
Agjencia e Ushqimit angazhon kompani private për asgjësimin e kafshëve të sëmura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar tashmë pothuajse të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit. Deri më tani KQZ-ja ka njoftuar se është në proces të akreditimit të vëzhguesve, ka pastruar listat duke larguar të vdekurit, ka kërkuar ndihmë nga misionet ndërkombëtare etj.
Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë se në të gjithë Kosovën janë 889 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime.

‘Deri më tani janë akredituar 7 grupe vëzhguesish me gjithsej 20 mijë e 24 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare vendore, përfaqësi diplomatike dhe media vendore e ndërkombëtare’, ka theksuar Elezi për Indeksonline.

Sipas tij, KQZ-ja, sikurse në të kaluarën do të ofrojë mundësinë për të votuar të gjithë votuesve të cilët nuk mund të dalin në vendvotimin e tyre për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

‘Periudha e regjistrimit për votim përmes ekipeve mobile ka përfunduar më 28 maj’, ka përfunduar Elezi.

COMMENTS