Kotzias pret marrëveshje me Shqipërinë në fund të majit

Kotzias pret marrëveshje me Shqipërinë në fund të majit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias u shpreh optimist se negociatat me Shqipërinë do të përmbyllen me një marrëveshje deri në fund të muajit m

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias u shpreh optimist se negociatat me Shqipërinë do të përmbyllen me një marrëveshje deri në fund të muajit maj, transmeton abcnews.al.

Në një intervistë për televizionin grek ‘Skai’, Kotzias foli edhe për bisedimet me Turqinë dhe Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për televizionin ‘Skai’ ka komentuar të gjitha zhvillimet e diplomacisë së tij. Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndarjen e hapësirës detare me Shqipërinë. Lidhur më këtë çështje tregon për takimet mes palëve dhe shprehet shumë optimist.

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë: ‘Ne kemi bisedime mbi Zonën Eskluzive Ekonomike me Shqipërinë, ekipet tona teknike janë takuar përsëri. Shpresojmë se deri në fund të Majit të kemi një marrëveshje dhe nëse jo në fund të Majit, në fillim të Qershorit. Dhe ne kemi çështjen me Italinë, e cila është në dorën tonë, pasi të përfundojmë me Shqipërinë, do të merremi me Italinë’.

Shumicën e intervistës u fokusua më shumë në tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Për këtë, Kotzias tha se pret një retorikë shumë provokuese nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke parë që për një muaj do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të gjitha veprimet e Ankarasë, duke nisur që nga heqja e flamujve grekë në disa ishuj, e deri tek burgosja e dy ushtarëve të Athinës, ai i konsideroi provokime të pastëra, që nuk duhet të ndodhin mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Ndër të tjera, Kotzias foli edhe për negociatat me Shkupin për sa i përket emrit. Ai bëri të ditur se në tavolinën e qeverisë së Zoran Zaev janë 5 propozime të ndërmjetësuesit të OKB-së Matthew Nimetz. Shefi i diplomacisë së jashtme të Athinës tha se njëri nga propozimet, është ‘Maqedonia e Shkupit’. Kotzias gjithashtu nënvizon se për Greqinë nuk do të jetë problem se cilin emër do të zgjedhë Shkupi, por vendosi theksin tek ndryshimet në Kushtetutë.

COMMENTS