Kosovë – Kroaci, interesim i madh për bileta (Foto)

Kosovë – Kroaci, interesim i madh për bileta (Foto)

Hidhet shorti në Champions, kemi superpërballje (Foto)
Cilat ekipe vazhdojnë në Ligën e Kampionëve e cilat në Ligën e Evropës

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Kroaci. Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur në shitje rreth 16 mijë bileta për këtë ndeshje.

Tifozët e përfaqësueses së Kosovës tashmë kanë filluar të presin në radhë për t’i blerë biletat për ndeshjen ndaj Kroacisë.

Shumë qytetarë kanë dalë që në orët e para të mëngjesit për të zënë rendin në pikën e shitjes për blerjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Biletat do të shiten në të gjitha pikat e Money Gram nëpër Kosovë.

Çmimet e biletave:

Tribunat E/C = 7 Euro

Tribunat D1/D4 = 15 Euro

Tribuna D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 130 Euro

Kosovë – Kroaci do të zhvillohet më 6 tetor 2016 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.

kosove-kroaci-interesim-i-madh-per-bileta-1

COMMENTS