Kosovarja shkon për pushime, mbytet në plazhin e Shëngjinit

Gazetari i Shqipërisë mbulohet me gjak (Foto)
Anulimi i autostradës Prishtinë – Gjilan nga buxheti, Haziri: S’guxon të ndodhë kjo

Një kosovare me inicialet R.K, është mbytur në plazhin e Shëngjinit dje pasdite, rreth orës 18:30.

69 vjeçarja ka qenë në jetë kur është nxjerrë nga uji, dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton Shqiptarja.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e 69 vjeçares nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

R.K kishte ardhur për të kaluar pushimet verore në Shëngjin.

COMMENTS