Kosovari tenton të shpikë një armë zjarri, por e pëson keq

Kosovari tenton të shpikë një armë zjarri, por e pëson keq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka tentuar të ndërtojë me një mjet një armë zjarri por nuk i ka funksionuar dhe për pak ka humbur edhe jetën.

‘Liqeni i Badovcit më 29.10.2017 17:30. I dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte improvizuar një mjet si armë e gjuetisë me të cilën është lënduar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e gjuetisë kalibri nuk i dihet. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ thuhet në raportin policor.

COMMENTS