Kosova voton me 11 qershor

Kosova voton me 11 qershor

Thaçi :Ndërkombëtarët s`janë kundër ushtrisë, por kundër metodologjisë
Urimi kreativ i Ambasadës Amerikane për 9 vjetorin e pavarësisë (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë vendim që zgjedhjet e ardhshme, të parakohshme në Kosovë të mbahen më 11 qershor.

Vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike. Shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor, ndërkaq kishte edhe propozime që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor.

Thaçi ka udhëzuar KQZ-në që të marrë hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Të mërkurën Kuvendi i Kosovës rrëzoi Qeverinë e Isa Mustafës pas mocionit për mosbesim të ngritur nga opozita e që u votua nga PDK, e cila ishte në koalicion qeveritar me LDK-në.

Më 11 qershor, në ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen me Turqinë për eliminatoret ‘Rusia 2018’ dhe më shumë se 15 mijë persona nga Kosova pritet t’ia mësyjnë Shkodrës për këtë ndeshje.

COMMENTS