Kosova, shkaku i largimit të diplomatëve serbë nga Shkupi?

Kosova, shkaku i largimit të diplomatëve serbë nga Shkupi?

Arrestohet një grua në Prishtinë, rrahu bashkëshortin e saj
Haradinaj do të padisë Listën Serbe

Republika e Kosovës dhe pranimi i saj në UNESCO po del se është arsyeja e largimit të tërë stafit diplomatik nga ambasada serbe në Shkup.

Sipas burimeve të agjencisë Makfax, Beogradi zyrtar ka pasur informacione se Maqedonia do të jetë propozuese për votimin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Po ashtu diplomati nga Maqedonia, siç mësohet, ka qenë propozues që kjo pike të futet në rend dite, transmeton INA.

Por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Beogradi, edhe pse ambasadorja serbe Dushanka Divjak – Tomiq dje gjatë largimit theksoi se ministri i Jashtëm Ivica Daçiq do të shpjegojë arsyet se përse u mor ky vendim, derisa deri tani zyrtarisht u tha se stafi diplomatik është thirrur për konsultime.

Para ambasadës së boshatisur serbe në Shkup sot ka prani të shtuar policore dhe se gjitha dyert e dritaret janë të mbyllura. Jozyrtarisht mësohet se nga ambasada janë tërhequr edhe mjete teknike dhe dokumente. MPJ e Maqedonisë informoi se stafi diplomatik serb ishte larguar për konsultime.

COMMENTS