Kosova pëson humbje nga Turqia, por shënon progres në lojë (Foto)

Kosova pëson humbje nga Turqia, por shënon progres në lojë (Foto)

A do të vazhdojë Suarez në Barcelonë (Foto)
Zidane: Fitore e rëndësishme, Villarreali ka skuadër të mirë

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në Antalya kundër Turqisë, me rezultat 2:0, në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit I për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”.

Kosova në këtë ndeshje pati një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, derisa në formë të jashtëzakonshme ishte edhe portieri Samir Ujkani, i cili arriti ta ruajë portën e tij të paprekur në 45 minutat e para me disa pritje të shkëlqyeshme.

Madje, në fund të pjesës së parë djelmoshave tanë vetëm fati ua mohoi golin, kur Valon Berisha qëlloi shtyllën pas një aksioni të fantastik. Megjithatë, pjesën e dytë turqit e nisën furishëm dhe brenda katër minutave shënuan dy gola, nëpërmjet Burak Yilmaz (51’) dhe Volkan Sen (55’).

Pas këtyre dy golave Kosova bëri përpjekje për t’u rikthyer në rezultat, por nuk e pati freskinë për të bërë një gjë të tillë, megjithëse pati disa mundësi.

Do theksuar se përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë kësaj ndeshje, duke i besuar nga fillimi e deri në fund 11-shes startuese, ndonëse tek disa lojtarë u vërejt lodhja.

Ndërkohë, atmosfera në tribuna ishte e shkëlqyeshme, si nga tifozët turq, e po ashtu edhe nga tifozët kosovarë “Dardanët”, ku ishin të shpeshta edhe brohoritjet e përbashkëta “Turkiye, Kosova”.

Kosova: Ujkani, Përdedaj, Pnishi, Alushi, Rashica, Shala, Rrahmani, V. Berisha, Zeneli, Muriqi, Kololli.

Turqia: Volkan Babaacan; Gokhan Gonul, Mehmet Topal, Ahmet Calik, Hasan Alikaldirim, Selcuk Inan, Oguzhan Ozyakup, Calhanoglu, Arda Turan, Volkan Sen, Burak Yilmaz.

1

002

AA-3

AA-4

AA-5

AA-7

Untitled 1

COMMENTS