Kosova përballet me sfida të njëjta me vendet e rajonit në fushën e sigurisë

Kosova përballet me sfida të njëjta me vendet e rajonit në fushën e sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, me ftesë të ministrit të Brendshëm të Bullgarisë, Valentin Radev, ka marrë pjesë në takimin jo

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, me ftesë të ministrit të Brendshëm të Bullgarisë, Valentin Radev, ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra shprehi falënderim të veçantë shtetit të Bullgarisë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ai theksoi se Republika e Kosovës, ashtu si vendet e rajonit, ballafaqohet me sfida të ndryshme, sa i përket fushës së sigurisë.

‘Ne mirëpresim bashkëpunim më të gjitha shtetet e Ballkanit për luftimin e dukurive negative që cenojnë sigurinë e qytetarëve tonë’, tha zëvendësministri Selami Shkodra, duke potencuar se Kosova ka bërë hapa konkretë në luftimin e dukurive negative.

Në këtë drejtim është bërë edhe miratimi i strategjive si Strategjia shtetërore kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit, Lufta kundër narkotikëve, Strategjia për sigurinë kibernetike dhe Strategjia kundër trafikimit me mjerëz në Kosovë.

Në këtë takim, zëvendësministri Shkodra njoftoi të pranishmit se Kosova ka avancuar në fushën e Menaxhimit të integruar të kufijve.

Ndërsa ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev, falënderoi të gjitha vendet për progresin që kanë arritur, duke u zotuar se do të prezantojë gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për implementimin e Strategjisë së Bashkimit Evropian në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje, në maj të këtij viti.

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, zëvendësministri Selami Shkodra gjithashtu u prit nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba.

COMMENTS