Kosova nis përgatitjet për një tjetër fitore të madhe

Kosova nis përgatitjet për një tjetër fitore të madhe

Mbyllen ndeshjet e Super Ligës, këto janë rezultatet
Ish-mesfushori i Dritës flet për turpin që ndjeu në humbjen e thellë nga Barca

Trajneri i përfaqësueses Shpresa (U21), Rafet Prekazi, pret një tjetër betejë dhe një tjetër fitore të skuadrës së tij.

Përfaqësuesja U21 e Kosovës, të enjten (19:00) në Mitrovicë, do të presë Izraelin, në kuadër të xhiros së pestë kualifikuese për Evropianin 2019, shkruan Koha Ditore.

Pas katër xhirove Kosova ka regjistruar dy humbje e dy fitore. Fitorja e fundit, po në Mitrovicë, ndaj Norvegjisë (3:2), u ka dhënë krah të përzgjedhurve të Prekazit. Trajneri të hënën në një konferencë për media në Prishtinë tha se Izraeli shihet si favorit, por, sipas tij, vetëm në letër.

Ai pret luftë të madhe të lojtarëve të tij për tri pikë të reja. Të hënën shpalli listën me 24 lojtarë, pesë prej tyre janë ftuar për herë të parë.

‘Si çdo trajner e mendoj më të mirën dhe hyjmë për të fituar, por respekt për kundërshtarin, pasi jemi të vetëdijshëm për cilësitë që ka. Për t’u arritur fitore duhet të punohet dhe luftohet fort në fushë. Dhe jam i bindur se lojtarët do të japin maksimumin e tyre. I kemi humbur disa ndeshje që në bazë të lojës që kemi treguar nuk është dashur t’i humbnim. Por, tash të gjithë e dinë që Kosova nuk është kafshatë e lehtë’, ka thënë Prekazi.

COMMENTS