Kosova në terren neutral ndeshjet me Ukrainën

Kina 2019: Kosova mëson kundërshtarët (Foto)
Legjenda e NBA-s krijon probleme, largohet prej palestrës dhe më pas arrestohet prej policisë (Video)

Dy përballjet për eliminatoret e Eurobasketit 2017 kundër Ukrainës përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në terren neutral.

Kjo për shkak se Ukraina ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

‘Për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, ekipi ynë do të ketë një ndeshje më pak si ekip vendas gjatë kualifikimeve të Eurobasketit 2017. Të dyja ndeshjet kundër Kosovës do të zhvillohen në terren neutral’, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Ukrainës.

Këto dy ndeshje mund të zhvillohen në një teren neutral si Lituania, Letonia apo Polonia. Më parë është folur edhe Turqia si një vend ku mund të luhen këto dy ndeshje.

Ndeshjet eliminatore për ‘Eurobasket 2017’ nisin më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator.

Kosova bën pjesë në Grupin E, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

COMMENTS