Kosova në Sofje në konferencën për inovacione

Kosova në Sofje në konferencën për inovacione

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës 'IT Hub Connect 2018 – Innovation

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në edicionin e parë të konferencës ‘IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments’, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij Beqaj ka theksuar se kapacitetet e Kosovës në zhvillimin e inovacioni dhe ndërmarrësisë në shërbimi të zhvillimit ekonomik, janë të mëdha, pasi Kosova posedon rini të shkathtë dhe të gatshme për të ecur me hapin e vendeve të zhvilluara.

‘Kosova ka kapacitete për tu bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e teknologjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shndërrojnë në ekonomi të dijes që është garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’, theksoi ai.

COMMENTS