Kosova në ‘Rio 2016’, publikohet video (Video)

Është lansuar videoja e përgatitur nga Komiteti Olimpik i Kosovës për pjesëmarrjen e parë debutuese si shtet në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Debutimi i Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës së të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Me Majlinda Kelmendin, 2 herë kampione e botës dhe 3 herë kampione e Evropës, me Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore ‘Baku 2015’.

Janë plot 8 sportistë kosovarë që do marrin pjesë ne Rio, ku perfshihen edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm.

COMMENTS