Kosova mposhtet nga Kroacia

Kosova mposhtet nga Kroacia

Ku pret të luaj Xherdan Shaqiri (Foto)
Goli i Shaqirit më i miri, EA Sports ka një befasi për të (Video)

Ekipi i Kosovës në futboll ka pësuar humbje të thellë nga Kroacia të enjten mbrëma, në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit ‘Rusi 2018’.

Në pjesën e parë ekipi kroat realizoi 3 gola, ndërsa ndeshja Kosovë-Kraoci u përmbyll me rezultat 0-6.

Në Prishtinë sheshet kryesore ishin të mbushura me adhurues të futbollit, por pas përfundimit të pjesës së parë ato filluan të zbrazeshin.

Edhe kafenetë e qytetit, siç ndodh rëndom kur ka ngjarje të tilla sportive, ishin të mbushura plot me sportdashës. Kjo ishte ndeshja e dytë e reprezentacionit të Kosovës në futboll, e cila u mbajt në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, në mungesë të një stadiumi në Kosovë që i plotëson standardet e kërkuara nga FIFA.

Ndeshjen e parë Kosova e kishte luajtur në Finlandë dhe kishte barazuar me rezultat 1-1.
Përballja e radhës e ekipit të Kosovës do të jetë kundër Ukrainës, më 9 tetor dhe do të zhvillohet në Poloni, për shkak se rivalja e saj, brenda Grupit ‘I’, nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës.

COMMENTS