Kosova mes shteteve nga të cilat priten rezultate të mëdha

Kosova mes shteteve nga të cilat priten rezultate të mëdha

Formë të lartë kanë treguar xhudistët kosovarë në katër muajt e parë të vitit. Kosova ka fituar medalje në garat e xhudos si me seniorët ashtu edhe me garuesit e kategorive të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Të gjithë katër xhudistët që e përfaqësojnë Kosovën në kampionatin evropian për seniorë kanë fituar medalje me peshë në garat e këtij viti. Por me gjithë këtë fakt, trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është shprehur i matur në parashikime.

Ai do të vlerësonte sukses kthimin me medalje nga Tel-Avivi i Izraelit, ku të enjten (sot) nis kampionati evropian për seniorë për vitin 2018. Ndonëse të gjithë katër përfaqësuesit e Kosovës vlerësohen pretendentë për medalje, për Kukën do të ishte sukses fitimi i një medaljeje.

Ai vlerëson se evropiani, si gara e dytë më e rëndësishme e vitit, dallon prej turneve në të cilët xhudistët kosovarë kanë fituar medalje.

COMMENTS