Kosova merr pikën historike në debutimin botëror në Finlandë (Video)

Robbeni po mendon largimin nga Bayerni
‘Grabitja’ e FSHF-së kalon në nivel tjetër, fut duart brenda Përfaqësueses së Kosovës

Kosova e ka nisur pozitivisht eksperiencën e saj në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare.
Barazimi 1-1 ishte rezultati debutues i djemve kosovarë në përballje me Finlandën.

Këta të fundit përfituan nga një moment pakujdesie në mbrojtje dhe arritën të konkretizojnë. Paulus Arajuuri ishte futbollisti që realizoi golin e parë në këtë përballje (18’).

Pas një goli të shpejtë që pësuan në pjesën e parë, futbollistët e Albert Bunjakit arritën të barazojnë nëpërmjet një penalltie me Valon Berishën.

Në stadiumin e qytetit finlandez Turku, përfaqësuesja e Kosovës debutoi me sukses, duke treguar lojë stabile dhe të sigurt.

Tifozë të shumtë kanë ndjekur edhe në Prishtinë ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet për botërorin 2018, me ekipin e Finlandës.

Përfaqësuesja e Kosovës e kompletoi ekipin e saj ne orën e fundit, kur FIFA lejoi të 6 lojtarët e saj të kalojnë në ekipin e Kosovës nga kombëtaret e tjera.

Kosova luan në grupin ‘I’ në kualifikimet për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi më 2018. Së bashku me Finlandën dhe Kosovën ë grup janë edhe Kroacia, Turqia, Ukraina dhe Islanda.

COMMENTS