Kosova merr mbështetje nga Kanadaja

Kosova merr mbështetje nga Kanadaja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart përkrahjen e Kanadasë në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Haradinaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e përkrahjes së Kanadasë në këtë proces.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për iniciativa të tjera që ndërlidhen edhe me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Ambasadori Daniel Maksymiuk, tha se Kanadaja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

COMMENTS