Kosova merr borxh edhe 71 milionë euro

Kosova merr borxh edhe 71 milionë euro

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, e cila është mbajtur të premten (dje), është miratuar vendimi për t’ia rekomanduar presidentit të Republikës së Kos

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, e cila është mbajtur të premten (dje), është miratuar vendimi për t’ia rekomanduar presidentit të Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë – Zahaq.

Marrëveshja financiare për këtë projekt ka vlerën 80 milionë euro.

Në komunikatën për medie të Qeverisë së Kosovës thuhet se kjo marrëveshje kompleton financimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për autostradën Kijevë – Zahaq, e cila financohet me 71 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 17 milionë euro fonde nga burimet e tjera.

‘Po, sot është miratuar edhe Strategjia e komunikimit dhe informimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës 2018-2021. Strategjia trajton komunikimin e procesit të Integrimit Evropian, respektivisht Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Strategjia ka për qëllim gjithashtu edhe ndërtimin e mirëkuptimit të qëndrueshëm dhe të thellë në mes të qytetarëve të Kosovës për të gjitha aspektet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përfshirë sfidat, përfitimet dhe detyrimet. Në këtë mënyrë qytetarëve do t’u mundësohet të bëjnë zgjedhje të informuar dhe të marrin pjesë aktivisht në formësimin e së ardhmes evropiane të Kosovës’, thuhet në komunikatën për medie.

COMMENTS