Kosova me 8 sportistë në ‘Rio 2016’ (Foto)

Kosova me 8 sportistë në ‘Rio 2016’ (Foto)

‘Dj’ Mavraj në konferencën për shtyp (Video)
Kosovë – Kroaci, interesim i madh për bileta (Foto)

8 sportistë nga Kosova do të shkojnë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro.

Komiteti Olimpik i Kosovës prezantoi të martën dy notarë, dy xhudistë, dy nga atletika, një qitës dhe një çiklist.

‘Për herë të parë po ndjejmë se çfarë do të thotë të jesh i barabartë në mesin e të gjithë sportistëve të tjerë’, tha kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, gjatë prezantimit.

Kosova është bërë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

‘Pjesëmarrja për herë të parë në Lojërat Olimpike, për Kosovën është nder’, tha notarja Rita Zeqiri.

Olimpiada Verore nis muajin e ardhshëm në Rio de Zhaneiro.

1. Majlinda Kelmendi

2. Nora Gjakova

3. Musa Hajdari

4 Vijona Kryeziu

5 Lum Zhaveli

6 Rita Zeqiri

7. Urata Rama

8. Qendrim Guri

COMMENTS