Kosova ia ndalon hyrjen Vulinit

‘Tentakula në gjithë Evropën’, raporti i Interpol zbulon ‘sekretet’ e mafies shqiptare
10 Vjetori i Kushtetutës

Sot Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin kishte paralajmëruar ardhjen e tij për vizitë në Kosovë.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka ndaluar Vulinit hyrjen në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Enver Hoxhajt.

‘MPJ e Ks ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandar Vulinit e cila ishte paraparë të ndodhte sot’, ka thënë Xhemaj.

Vulin, ish shef si të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën është i njohur me deklaratat e tij anti Kosovë.

COMMENTS