Kosova ia ‘bllokon’ miellin, reagime të ashpra në Serbi

Kosova ia ‘bllokon’ miellin, reagime të ashpra në Serbi

Me qëllim të ruajtjes së prodhuesve vendor, dje ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë vendim për vendosjen e një tarife për ekspo

Me qëllim të ruajtjes së prodhuesve vendor, dje ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë vendim për vendosjen e një tarife për eksportimin e miellit serb në Kosovë.

Ky vendim kishte ardhur pasi disa firma prodhuese, kishin konstatuar se mielli i Serbisë po importohet në Kosovë me çmime të ulëta.

Kjo ka ngjallur reagimin e ministrit serb të Tregtisë, Rasim Lajiq.

Ai i ka bërë thirrje ministrisë në Kosovë që të heq këtë tarifë, pasi është barrierë klasike që pengon eksportimin e mallrave nga Serbia për në Kosovë.

‘Kjo është barrierë klasike që pengon eksportimin e miellit nga Serbia. Nuk ka çmime të ndryshme për rajonin, i vetmi ndryshim te mielli janë shpenzimet e transportit, prandaj është logjike që mielli të jetë më i lirë në Prishtinë se në Tiranë’, tha ai.

Lajiq ka kërcënuar me thirrjen e një takimi urgjent të Komitetit të CEFTA-s nëse një masë e tillë nuk largohet.

‘Nëse këto masa nuk hiqen, ne do të kërkojmë takim urgjent të komitetit të CEFTA-s, dhe do të kontakojmë organet kompetente të Komisionit Evropian’, përfundoi ministri Lajiq.

Me anë të një letre dje ministri i MTI-së, Bajram Hasani kishte kërkuar nga Dogana e Kosovës marrjen e të gjitha masave që ta aplikojë tarifën prej 0,04 centë për eksportin e miellit nga Serbia.

COMMENTS