Kosova i jep mbështetje sulmit të SHBA-së, Francës e Britanisë së Madhe kundër Assadit

Kosova i jep mbështetje sulmit të SHBA-së, Francës e Britanisë së Madhe kundër Assadit

Pas sulmeve ajrore që ndodhën në Siri nga koalicioni i udhëhequr i SHBA-së, i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shumë shtete kanë dalë në mb

Pas sulmeve ajrore që ndodhën në Siri nga koalicioni i udhëhequr i SHBA-së, i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shumë shtete kanë dalë në mbështetje të treshes për këto sulme.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një deklarate në rrjetin social ‘Twitter’ ka thënë se Kosova e mbështetë sulmin e SHBA-së, Francës dhe Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian, shkruan Express.

‘Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës’, ka shkruar Pacolli.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmin e tyre në Siri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ky sulm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor dhe ndodhi pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.

COMMENTS