Kosova humbi një aktor të madh si Blerim Peci, thonë Thaçi e Pacolli

Kosova humbi një aktor të madh si Blerim Peci, thonë Thaçi e Pacolli

Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Blerim Peci. Ky i fundit mësohet se tash e një kohe vuante prej sëmundjes në mëlçisë.

Me të marr lajmin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e aktorit të ndjerë 44-vjeçar.

‘Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci. Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve’, ka shkruar në Facebook, Thaçi.

Gjithashtu edhe kryediplomati Behgjet Pacolli ka reaguar duke thënë se ishte i ri në moshë, por me vepra të mëdha.

‘Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerim Pecit. Shumë i ri në moshë. I madh në vepra. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!’, ka shkruar Pacolli në Facebook.

COMMENTS