Kosova humb përballjen me Ukrainën

Kosova humb përballjen me Ukrainën

Neymar: Do ta ndihmoj Mbappen, sikurse që bëri Messi me mua
Futbollistët me më së shumti pasime në botë, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Kosova ka pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Përballja është zhvilluar në një stadium neutral në Poloni, me mikpritës Ukrainën që nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës.

Brenda tre ditësh, kjo është humbja e dytë me radhë e Kosovës, pas asaj të 6 tetorit kur në Shkodër humbi ndeshjen nga Kroacia me rezultat të thellë 6:0.

Në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë, një grup aspak i lehtë për ekipin e ri.

COMMENTS