Kosova, gjasa të vogla në BE, shkak çështjet e pazgjidhura me Serbinë

Kosova, gjasa të vogla në BE, shkak çështjet e pazgjidhura me Serbinë

Eksperti për çështje të Evropës Juglindore, Florian Biber, lidhur me pritjen e hyrjes në BE, mendon se disa vende të Ballkanit Perëndimor mund të hyjn

Eksperti për çështje të Evropës Juglindore, Florian Biber, lidhur me pritjen e hyrjes në BE, mendon se disa vende të Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë më herët e disa ende jo.

Vendet që, sipas tij, mund të anëtarësohen në BE janë Mali i Zi, Shqipëria e Serbia, ndërkaq Bosna e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova ende nuk kanë gjasa të anëtarësohen për shkaqe të çështjeve ende të pazgjidhura që prekin drejtpërdejt sovranitetin dhe rregullimin kushtetues të tyre.

Sipas ekspertit Florian Biber, profesor në Univeristetin e Grac-it të Austrisë, ‘ndërrimi i qeverisjes që ndodhi në Maqedoni, ky vend kaloi në fazën që mundë të bëhet anëtarësimi më i shpejtë në BE’, njofton DW.

‘Dialogu me Greqinë Maqedonia tregon se është e interesuar për anëtarësim në NATO, ndërkohë që qeveria e Zaevit ka rastin të përmirësojë gjithë çka Nikolla Gruevski ka kryer në mënyrë autoritare’, deklaroi Biber, transmeton RTK.

Ndërkaq, sipas ekspertit Biber, Mali i Zi është vendi që ka gjasa që i pari të arrijë në BE, ngase ka të zgjidhur të gjitha çështjet me fqinjët.

COMMENTS