Kosova edhe zyrtarisht është në renditjen e FIFA-s (Foto)

Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës
Karateistët provojnë ‘sportin serb’ – diskriminimin

FIFA sot ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve, ku Kosova edhe zyrtarisht është bërë pjesë e kësaj renditjeje.

Ajo është renditur si Kombëtarja e 190-të pas fitores në ndeshjen e parë kundër Ishujve Faroe, nga 211 anëtare sa numëron në përgjithësi ky organ.

Pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, Shqipëria është ngritur për 5 pozita në renditjen mujore të FIFA-s.

Kuqezinjtë kanë qenë në pozitën e 42-të në muajin qershor, ndërsa tani janë ngritur në pozitën 37-të.

Ndërsa në vendin e parë vazhdon të jetë Argjentina e ndjekur nga Belgjika, ndërsa fituesja e Euro 2016 Portugalia është ngritur në pozitën e 6-të.

renditja 1

renditja 2

renditja 3

COMMENTS