‘Kosova e izoluar, me shoqërinë më të hapur’

‘Kosova e izoluar, me shoqërinë më të hapur’

Ndërprerjet e rrymës nga 1-4 dhjetor në Kosovë
48 persona të vdekur nga pasojat e uraganit Maria

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë të ketë folur në Gjermani e Çeki, se si shoqëria kosovare është më e hapura në Ballkan, derisa vazhdon të mbetet e izoluar.

‘Diskutim konstruktiv në panelin për pritjet e Kosovës në të ardhmen, në konferencën ‘Kosova në rrugën drejt BE-së’, të mbajtur në Gjermani dhe në Çeki. Theksova se Kosova ka shoqërinë më të hapur në Ballkan, por prapë se prapë mbetet vendi më i izoluar në rajon për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave, gjë që është absurde’, ka shkruar Hoaxhaj në profilin e tij në Facebook.

‘Kosova duhet që sa më parë t’i kryejë detyrat e shtëpisë në mënyrë që qytetarët tanë më në fund të mund të lëvizin lirshëm dhe të mos i vuajnë pasojat e kauzave të grupeve të ndryshme partiake’, ka thënë më tutje ai.

COMMENTS