Kosova e arrin atë që nuk e ka pasur kurrë – fitoren e tretë rresht

Kosova e arrin atë që nuk e ka pasur kurrë – fitoren e tretë rresht

Me një gol të realizuar nga Vedat Muriqi në minutën e 74-të dhe një të Paqaradës nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të takimit ndaj Burkina Fasos, përfaqësuesja e Kosovës e ka arritur atë që nuk e ka pasur deri më tani – fitoren e tretë rreth.

Kosova fitoi ndeshjen e së shtunës ndaj Madagaskarit (1:0), ndërkohë që kishte fituar edhe miqësoren ndaj Letonisë (4:3), të zhvilluar më 13 nëntor në Mitrovicë, fill pas mbarimit zhgënjyes të ciklit eliminator për Botërorin 2018, transmeton Koha.net.

Ndeshja me Burkina Fason u zhvillua në stadiumin ‘Stade Municipal Jean Rolland’ në Francoville, pak kilometra larg Parisit, ku u luajt edhe ajo me Madagaskarin.

COMMENTS