Kosova do të blejë helikopterë

Kosova do të blejë helikopterë

Ka dhënë dorëheqje Saimir Tahiri
Fillon seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ndërmarrë një iniciativë për blerjen e helikopterëve, të cilët, siç ka thënë ai, do të shërbejnë për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në identifikimin e nevojave të qeverisë dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve ka punuar një ekip ndërministror, i cili është emëruar nga Mustafa.

Në takimin e mbajtur sot, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë Hajredin Kuçi, ministrat: Haki Demolli, Imet Rrahmani, Skender Hyseni, komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama, si dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, ekipi ndërministror ka prezantuar para kryeministrit Isa Mustafa vlerësimet adekuate rreth kësaj çështje.

“Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse u vendos që të adresohen çështjet procedurale dhe të vendosen kontaktet me kompanitë prestigjioze për blerjen e helikopterëve. Kryeministri Isa Mustafa theksoi se pajisja e institucioneve shtetërore me helikopterë dhe ngritja e kapaciteteve ajrore, që nuk kanë ekzistuar deri më tani, është domosdoshmëri për t’u përballur me situata të emergjencave civile apo situata tjera brenda vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

COMMENTS